Futboll

Paçarada ka përfituar 136 mijë euro nga Kolni

Leart Paçarada

Drejtori sportiv i Kolnit, Christan Keller, ka hequr bonuset individuale në kontratat e lojtarëve. Që nga ardhja e tij, më 1 prill 2022, ai ka krijuar një skemë tjetër të përfitimit të bonuseve për lojtarët profesionistë. Vetëm lojtarët me kontrata të nënshkruara para se ai të emërohej drejtor sportive, marrin ende bonuse.

Bonusin e përfitojnë vetëm lojtarët që paraqiten gjatë një ndeshje.

Nëse një lojtar paraqitet nga fillimi i pjesës së dytë deri në minutën e 60-të, do të marrë 50 për qind të bonusit.

Nëse ndodh zëvendësimi ndërmjet minutës së 61-të dhe 75-të, përfiton 35 për qind bonus.

Nga minuta e 76-të merr 20 për qind, ndërsa ata që janë pjesë e ekipit, por nuk luajnë, marrin 10 për qind.

Kushdo që luan në njëmbëdhjetëshin e parë, merr bonusin më të madh. Dhe, financiarisht më së shumti ka përfituar Paçarada.

“Mbrojtësi i krahut, Leart Paçarada, deri më tani ka më së shumti paraqitje si startues, 26 nga 29 në total. Deri më tani, ai ka marrë 136 e 100 euro këtë sezon”,  shkruan gazeta e madhe gjermane “Bild” të martën.

30-vjeçari iu bashkua Kolnit në verën e vitit 2023.

Me Kolnin ka kontratë deri në verën e vitit të ardhshëm.

Kolni është në garë për t’u kthyer në Bundesligë.