Bayerni e ka mposhtur për herë të dytë Bayer Leverkusenin për të avancuar nga një e teta e finales në Ligën e Kampionëve.
Pas fitores 3:0 në “Allianz Arena”, Bayerni të martën në Leverkusen fitoi me rezultatin 2:0. Kampioni në fuqi i Gjermanisë, Leverkuseni, ka shpresuar në mrekulli në ndeshjen e dytë, por ishte larg saj.
Ndeshja në “BayArena” u vendos në pjesën e dytë. Harry Kane shënoi për 1:0 në minutën e 52-të. Sulmuesi anglez shënoi me asistim të Joshua Kimmich.
Në minutën e 71-të golin për 2:0 e shënoi Alphonso Davies. Ai realizoi me asistim të Kanet.
Granit Xhaka e kompletoi ndeshjen në mesfushën e Leverkusenit, ndërsa u ndëshkua me karton të verdhë.
Bayerni ka tetë pikë më shumë se Leverkuseni në garën për titull në Bundesligë.
Bayernin shënon edhe golin e dytë
Bayerni po udhëheq 2:0 ndaj Leverkusenit.
Alphonso Davies shënoi me asistim të Harry Kane në minutën e 71-të.
Bayerni shënon në Leverkusen
Bayerni me një këmbë është në çerekfinale.
Pas fitores 3:0 në shtëpi, bavarezët kanë kaluar në avantazh 1:0 edhe në Leverkusen ndaj Bayerit.
Harry Kane shënoi në minutën e 52-të.
Pa gola në pjesën e parë të derbit gjerman
Nuk janë shënuar gola në pjesën e parë të derbit gjerman në Champions në mes të Bayer Leverkusenit dhe Bayern Munchenit.
Nëse shifrat nuk ndryshojnë, në çerekfinale avancon Bayerni.
Bavarezët e fituan 3:0 ndeshjen e parë.