Victor Osimhen ka konfirmuar se do të mbetet te Galatasaray deri në fund të edicionit.
Nigeriani është i huazuar te skuadra turke nga Napoli deri në muajin qershor, dhe nuk po e mendon largimin.
Osimheni e realizoi golin e fitores në fitoren 2:1 ndaj Beshiktashit të hënën.
Pas ndeshjes theksoi se do të mbetet te ky ekip.
“Do të qëndrojë këtu, padyshim”, ka theksuar Osimhen.
Osimheni ka katër gola e katër asistime në shtatë ndeshje në të gjitha garat e edicionit aktual me Galatasarayn.