Futboll

Osimhen shënon dy gola në fitoren e Galatasarayt

Victor Osimhen

Skuadra e madhe turke, Galatasaray e ka fituar krye ndeshjen e xhiros së katërt të Ligës së Evropës ndaj Tottenham Hotspurit me rezultatin 3:2.

Sulmuesi nigerian, Victor Osimhen, i realizoi dy gola në fitoren e Galatës.

Në pjesën e parë u shënuan katër gola.

Yunus Akgun i kaloi në epërsi vendësit në minutën e gjashtë.

Will Lankshear realizoi për 1:1 në minutën e 18-të.

Osimhen e realizoi golin e dytë dhe të tretë për Galatasarayn në minutën e 31-të dhe 39-të.

Tottenhami nga minuta e 60-të mbeti me një futbollist më pak në fushë.

Lankshear u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.

Nëntë minuta më pas, Dominic Solanke e realizoi golin e dytë për mysafirët.

Galata është liderë në tabelë me 10 pikë. Nga 10 pikë kanë edhe Eintracht Frankfurti që është në pozitën e dytë dhe Athletic Bilbao që renditet në vendin e tretë. Tottenhami është në vendin e pestë me nëntë pikë.