Futboll

Osimhen ia siguron fitoren Galatasarayt

Victor Osimhen

Sulmuesi i njohur nigerian, Victor Osimhen, i ka realizuar dy gola për tjetër fitore të Galatasarayt.
Të hënën mbrëma, Galata fitoi 2:1 në ndeshjen në udhëtim ndaj Rizesporit. Sfida ishte e vlefshme për xhiron e 24-t të elitës turke.

Osimhen shënoi për 1:0 në minutën e 47-të dhe për 2:1 në minutën e 86-të.

Ai i ka 14 gola e katër asistime në 18 paraqitje në Superligën e Turqisë. Galatasaray është lider me 63 pikë, gjashtë më shumë se Fenerbahçe.