Futboll

Osasuna eliminon fituesin në fuqi të Kupës së Mbretit

Osasuna eliminon fituesin në fuqi të Kupës së Mbretit

Osasuna, njësoj si para dy vjetësh, e ka eliminuar sërish Athletic Bilbaon nga Kupa e Mbretit. 

Osasuna të enjten mbrëma e befasoi skuadrën baske që është fituese në fuqi e Kupës së Mbretit dhe fitoi 3:2 në udhëtim. 

Mesfushori spanjoll, Aimar Oroz në minutën e 40-të dhe sulmuesi kroat, Ante Budimir, në minutën e 44-t, i shënuan dy golat e parë për mysafirët. 

Por në minutën e tretë shtesë të pjesës së parë, shënues ishte Nico Williams që e ngushtoi rezultatin në 2:1. 

Mbrojtësi Oscar de Marcos e realizoi një tjetër gol për vendësit në minutën e 55-të. 

Megjithatë, Budimir shënoi edhe një gol tjetër për Osasunan në minutën e 70-të, për t’ia siguruar skuadrës së tij çerekfinalen.