Futboll

Onana i lumtur me punën e Van Nistelrooyt tek Unitedi

onana

Holandezi Ruud van Nistelrooy e ka drejtuar skuadrën e Manchester Unitedit në tri ndeshjet e fundit. Me Nistelrooyn në krye, Unitedi ka arritur dy fitore dhe një barazim. Van Nistelrooy u emërua trajner i përkohshëm pas shkarkimit të Erik ten Hagut. Për Van Nistelrooyn të dielën do të jetë ndeshja e fundit si trajner i Unitedit. Prej 11 nëntorit skuadrën e Unitedit do ta drejtojë portugezi Ruben Amorim.

Trajneri 39-vjeçar, Amorim, ka nënshkruar kontratë të vlefshme deri në vitin 2027, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.

Portieri i Unitedit, Andre Onana, në një intervistë për “TNT SPORT” deklaroi se të gjithë futbollistët janë të kënaqur me punën e Van Nistelrooyt.

“Ai është një djalë shumë i mirë, një trajner shumë i mirë. Ai ka shumë përvojë dhe na këshillon shumë. Të gjithë lojtarët janë të lumtur me punën e Van Nistelrooyt. Por në fund të ditës kjo nuk është diçka që ne mund ta vendosim. Klubi merr vendimin dhe ne duhet ta pranojmë atë”, ka thënë Onana.

Unitedi të dielën nga ora 15:00 do të luajë ndaj Leicester Cityt në kuadër të xhiros së 11-të të Premier Leagues.