Olympiacosi e ka mposhtur Fenerbahçen në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Konferencës.
Megjithatë, skuadra e madhe turke e ka mundësinë e përmbysjes së rezultatit në duelin kthyes që luhet pas një jave.
Olympiacosi fitoi me rezultatin 3:2 të enjten mbrëma në shtëpi.
Konstantinos Fortounis, Stevan Jovetiq dhe Chiquinho shënuan golat për skuadrën greke.
Dushan Tadiq dhe Irfan Can Kahveci, realizuan për mysafirët.
Viktoria Plzeni dhe Fiorentina në duelin tjetër, barazuan pa gola.