Futboll

Olmo afër marrëveshjes me Barcelonën

Dani Olmo

Drejtori sportiv i Barcelonës, Deco është takuar të martën me menaxherin e Dani Olmos për ta finalizuar marrëveshjen për transferimin e futbollistit spanjoll të Leipzigut. Po ashtu “Mundo Deportivo” ka raportuar se kanë mbetur disa detaje për tu arritur marrëveshja edhe ndërmjet Barcelonës dhe Leipzigut për 26-vjeçarin.

Mësohet se Barcelona është pajtuar t’i shpenzoj 55 milionë euro për t’i siguruar shërbimet e Oloms. Raportohet se spanjollit i është ofruar kontratë gjashtëvjeçare nga Barcelona.

Leipzigu refuzoi dy ofertat e para të Barcelonës për Olmon, i cili me klubin gjerman ka kontratë deri në vitin 2027.