Futboll

Olise nis stërvitjet me gjigantin gjerman

Michael Olise

Transferimi i ri i Bayern Munichut, Michael Olise, i ka nisur stërvitjet me skuadrën e madhe gjermane.

Skuadra më e suksesshme e Gjermanisë njoftoi të mërkurën se 22-vjeçari që luajti me sukses edhe në Lojërat Olimpike “Parisi 2024” me Francën, ka nisur stërvitjet bashkë me Serge Gnabryn dhe Alphonso Daviesin. 

Sezoni i ri për Bayern Munichun nis të premten me ndeshjen e parë të Kupës së Gjermanisë ndaj SSV Ulmit. 

Bayerni do të drejtohet nga trajneri i ri, Vincent Kompany, që të mërkurën ishte i fokusuar në stërvitje të pozicionimit dhe taktikës, shkruan “Sky Sport” i Gjermanisë. 

Olise nënshkroi kontratë me Bayern Munichun deri në vitin 2029, pasi u transferua nga Crystal Palace. 

U raportua se për të janë shpenzuar rreth 60 milionë euro. 

Sulmuesi Olise me Francën u mposht në finale të Lojërave Olimpike nga Spanja. 

Në Premier League shënoi 10 gola dhe pati gjashtë asistime në 19 paraqitje në edicionin e kaluar, kurse në Olimpiadë, pati dy gola të realizuar e pesë asistime në gjashtë ndeshje.