Kapiteni i Arsenalit, Martin Odegaard, do të jetë mungesë e madhe për Përfaqësuesen e Norvegjisë në ndeshjet e këtij muaji në Ligën e Kombeve.
Odegaardit i duhet ende kohë për t’u kthyer në gjendjen më të mirë fizike pas lëndimit që e mbajti jashtë fushave për dy muaj.
“Pas ekzaminimeve dhe bisedave të thella, kemi rënë dakord që Odegaardi të mos luajë në ndeshjet kundër Sllovenisë dhe Kazakistanit”, ka njoftuar Federata Norvegjeze e futbollit të martën.
Odegaardi e lëndoi nyjën e këmbës në muajin shtator.
25-vjeçari Odegaard i humbi 14 ndeshje këtë edicion për shkak të lëndimit.
Norvegjia të enjten luan në udhëtim te Sllovenia. Të dielën e pret Kazakistanin.
Norvegjia është në Grupin 3 të Ligës B të Ligës së Kombeve. Është në pozitën e parë me shtatë pikë.
Në grup me Norvegjinë është edhe Austria.