Futboll

Nunezi dënohet me pesë ndeshje moslojë

Perleshja e Darwin Nunezit me tifozet e Kolumbise

Darwin Nunez është dënuar me pesë ndeshje moslojë për Përfaqësuesen e Uruguait, pas përleshjes që e pati me tifozë. 

Ai ishte përleshur me tifozë kolumbianë, pasi Uruguai u mposht nga Kolumbia, në gjysmëfinale të Kupës së Amerikës në muajin korrik. 

25-vjeçari po ashtu është gjobitur me afro 18 mijë euro. 

Organi drejtues i futbollit në Amerikën e Jugut ka shkruar të mërkurën se pesë lojtarë janë dënuar, e në mesin e tyre është edhe Nunez. 

11-të lojtarë të tjerë janë gjobitur për shkak të pjesëmarrjes në këtë përleshje. 

Dënim me katër ndeshje moslojë ka marrë edhe mesfushori i Tottenhamit, 27-vjeçari Rodrigo Bentancur.  

Mbrojtësit e Napolit, Barcelonës dhe Atletico Madridit, Mathias Olivera, Ronald Araujo dhe Jose Maria Gimenez, kanë marrë dënim me tri ndeshje moslojë.