Futboll

Nuk ndalet Parisi, “shkatërron” Saint-Etiennen

PSG

Paris Saint-Germaini po shkon drejt një tjetër titulli të kampionit në Francë.

Skuadra e drejtuar nga trajneri, Luis Enrique, Parisi të shtunën mbrëma e mposhti në udhëtim Saint-Etiennen me rezultatin e thellë 6:1.

Kjo ndeshje i takoi javës së 27-të të Ligue 1.

Vendësit kaluan të parët në epërsi me golin që e shënoi Lucas Stassin në minutën e nëntë.

Gonçalo Ramos i barazoi shifrat në minutën e 43-të.

Për 2:1 realizoi Khvicha Kvaratskhelia në minutën e 50-të.

Tre minuta më pas, Desire Doue e shënoi golin e tretë.

Joao Neves në minutën e 62-të realizoi për 4:1.

Doue e realizoi golin e dytë personal dhe të pestin në ndeshje në minutën e 66-të.

Golin përfundimtar e realizoi Ibrahim Mbaye në minutën e 90-të.

Parisi është skuadra e vetme këtë edicion në elitën e futbollit francez që nuk di ende për humbje. Është lider me 71 pikë. Në rast se Monaco dhe Nice ndajnë pikët të shtunën në mbrëmje, PSG-ja shpallet kampion 

Saint-Etienne renditet në pozitën e parafundit me 20 pikë. Rrezikon rënien nga liga.