Futboll

Nuk ka befasi, Alisson më i miri i ndeshjes

Alisson Becker

Ashtu si pritej, Alisson Becker është shpallur më i miri i ndeshjes mes PSG-së dhe Liverpoolit.

Alissoni i kishte nëntë pritje, disa prej të cilave spektakolare. Falë pritjeve të portierit me përvojë, Liverpooli fitoi 1:0 ndaj Parisit në “Parkun e Princave”.

Parisienët kanë dominuar plotësisht, ndërsa i krijuan 28 raste. Lojtarët e Parisit i kishin nëntë goditjen që shkuan në kornizë të portës. Ndërkohë Liverpooli i kishte vetëm dy raste gjatë gjithë ndeshjes dhe vetëm një herë topi shkoi në drejtim të portës, kur edhe përfundoi në rrjetë.