Futboll

Nuk jep fitues ndeshja Espanyol – Girona

Marash Kumbulla

Nuk ka dhënë fitues ndeshja në mes të Espanyolit dhe Gironës. Kjo ndeshje e luajtur të hënën mbrëma në kuadër të javës së 27-të të La Ligas, përfundoi baras, 1:1.

Jofre Carreras shënoi golin për 1:0 në minutën e 49-të, kurse Girona barazoi shifrat në 1:1 nëpërmjet Cristhian Stuanit në minutën e 88-të nga penalltia.

Marash Kumbulla ishte prej më të mirëve te Espanyoli që zë vendin e 15-të me 28 pikë.

Girona është e 13-ta me 33 pikë.