Futboll

Nuk jep fitues derbi i madh i Bundesligës

Granit Xhaka

Bayerni ka dominuar, por nuk ka fituar ndaj Bayer Leverkusenit. Ndeshja e klubit më të madh gjerman, Bayernit, me kampionin në fuqi, Bayer Leverkusenin, përfundoi 1:1

Ndeshja u zhvillua të shtunën mbrëma në Munih dhe i takoi xhiros së pestë të Bundesligës.

Në minutën e 31-të, Granit Xhaka pasoi bukur për Robert Andrich që kaloi në epërsi 1:0 Leverkusenin.
Menjëherë në minutën e 39-të, Bayerni barazoi në 1:1. Aleksandar Pavloviq ishte realizator. Ndeshja ishte e nivelit të lartë, por gola të tjerë nuk u shënuan.

Bayerni shfaqi shumë më tepër, por pa mundur ta konkretizojë me gol të dytë dominimin e plotë në fushë.

Bayerni është lider me 13 pikë. I kishte fituar katër ndeshjet e para. Leverkuseni është i treti me 10 pikë. Skuadra që në fushë udhëhiqet nga Granit Xhaka, ka pasur telashe në mbrojtje në katër ndeshjet e para. Por ndaj Bayernit pësoi vetëm një gol, ndonëse mbrojtja është sfiduar vazhdimisht.