Futboll

Nuk gabon Atletico, fiton ndaj Valencias

Atletico Madrid

Atletico Madridi i ka arkëtuar pikët e plota në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 25-të të La Ligas.

Atletico të shtunën në udhëtim fitoi ndaj Valencias me rezultatin e thellë 3:0.

Dy golat e parë i realizoi Julian Alvarez në minutën e 12-të dhe 30-të.

Golin përfundimtar e shënoi Angel Correa në minutën e 86-të.

Atletico së bashku me Barcelonën dhe Real Madridin janë duke zhvilluar garë të fortë këtë edicion për titull kampioni.

Valencia pas 25 ndeshjeve të zhvilluara ka 23 pikë në vendin e 18-të.

Po lufton për mbetje në ligë.