Futboll

Nottinghami deklason Brightonin

Wood

Chris Wood ka shënuar “hat-trick” në fitoren 7:0 të Nottingham Forestit ndaj Brightonit të shtunën në kuadër të xhiros së 24-t të Premier Leagues angleze.

Ishte përgjigje pozitive e kësaj skuadre pas disfatës së thellë 5:0 në udhëtim te Bournemouthi në xhiron e kaluar.

Por, një javë më pas, e shënoi fitoren më të thellë në histori të klubit në Premier League, ndaj Brightonit.

Autogoli i Lewis Dunk dhe golat nga Morgan Gibbs-White e Wood, u panë në pjesën e parë nga tifozët e mbledhur në stadium.

Skuadra e tyre shënoi edhe katër herë tjera në pjesën e dytë.

Wood e kompletoi tregolëshin pas realizimeve në minutat 64 e 69.

Neco Williams në minutën e 89-të dhe Jota Silva në minutën e 91-të, i shënuan golat e fundit në ndeshje për vendësit.

Ishte fitorja më e madhe në këtë edicion të Premier Leagues.

Brajan Gruda mbeti në bankën rezervë te mysafirët.

Nottinghami mbetet në pozitën e tretë me 47 pikë pas 24 ndeshjeve.

Ndërkohë, Brightoni mbetet me 34 pikë.