Futboll

Një pjesë për Rashicën në barazimin për Kupë

Milot Rashica

Sulmuesi i Kosovës, Milot Rashica ka luajtur vetëm në pjesën e parë në ndeshjen që Beshiktashi e zhvilloi të martën për Kupë të Turqisë.

Ndeshja e parë gjysmëfinale e Kupës së Turqisë në mes të Ankaragucut dhe Beshiktashit përfundoi pa gola. Titullar ishte edhe Enerst Muçi, i cili u zëvendësua në minutën e 88-të.

Ndeshja e dytë gjysmëfinale do të luhet më 7 maj në stadiumin Beshiktash nga ora 19:30.