Një lojtar që po zhvillohet në Suedi pret ftesën e Kosovës.
Bëhet fjalë për Lorik Bunjakun, 18-vjeçarin e ekipit U19 të klubit suedez, Degerfors IF. Sulmuesi së fundi ka qenë pjesë e një grumbullimi të Suedisë U18.
“Jam pjesë e ekipit U18 të Suedisë. Para dy javësh kemi zhvilluar dy ekipet e Suedisë U18 një ndeshje, ku unë shënova gol. Duhet të vendosi për të ardhmen time, por nëse Kosova më thërret do ta kisha të vështirë të mos e zgjidhja Kosovën, sepse është shteti im dhe i familjes time. Do të isha i lumtur të ndihmoja Kosovën. Federata e Kosovës nuk më ka ftuar ende, por po pres”, ka thënë Bunjaku.