Pas largimit të trajnerit holandez Erik ten Hag, Manchester Unitedin e udhëhoqi ish-sulmuesi i skuadrës dhe legjenda e Holandës, Ruud van Nistelrooy.
Dhe në ndeshjen e parë në krye të ekipit e arriti fitoren e parë.
Unitedi fitoi ndaj Leicester Cityt 5:2 të mërkurën mbrëma, dhe bëri vend për në çerekfinale të Kupës EFL.
Casemiro dhe Bruno Fernandes shënuan nga dy gola, kurse Alejandro Garnacho e shënoi një tjetër.
Bilal El Khannouss dhe Conor Coady i shënuan golat për Leicesterin.