Newcastle Unitedi po tregon rezultate pozitive dhe të shtunën e ka shënuar fitoren e gjashtë rresht në të gjitha garat.
Në kuadër të xhiros së 20-të të Premier Leagues, Newcastle Unitedi në udhëtim shënoi fitore ndaj Tottenham Hotspurit me rezultatin 2:1.
Vendësit kaluan të parët në epërsi në minutën e katërt me golin që e shënoi Dominic Solanke.
Por dy minuta më pas, mysafirët reaguan shpejt duke i barazuar shifrat.
Anthony Gordon realizoi për 1:1.
Golin për 2:1 e që ishte i fitores për mysafirët e shënoi Alexander Isak në minutën e 38-të.
Për Tottenhamin kjo ishte disfata e dhjetë këtë edicion.
Ka edhe shtatë fitore dhe tri barazime. Renditet në mesin e tabelës.
Newcastle ka 35 pikë dhe po lufton për kreun e tabelës.