Newcastle e ka shënuar edhe golin e dytë ndaj Arsenalit. Ndeshja e parë gjysmëfinale e Kupës EFL po luhet në “Emirates Stadium” të Londrës, ndërsa Arsenali po pëson disfatë 2:0.
Golin e parë e shënoi Alexander Isak në minutën e 37-të, kurse të dytin në minutën e 51-të, Anthony Gordon.
Ndeshja kthyese luhet më 5 shkurt.
Newcastle bën hap të madh drejt finales, mposht Arsenalin në “Emirates”
Newcastle shënoi një gol në pjesën e parë dhe një gol në pjesën e dytë për ta fituar ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës EFL. Newcastle mposhti 2:0 Arsenalin në “Emirates Stadium” të Londrës.
Golin e parë e shënoi Alexander Isak në minutën e 37-të, kurse të dytin në minutën e 51-të, Anthony Gordon.
Ndeshja kthyese e Kupës së Ligës të Anglisë luhet më 5 shkurt.
Të mërkurën luhet ndeshja e parë e gjysmëfinales tjetër në mes të Tottenhamit dhe Liverpoolit.