Kampioni i botës me Italinë në vitin 2006, Alessandro Nesta është emëruar trajner i ri i Monzas, që garon në Serie A.
Ai ka nënshkruar kontratë njëvjeçare me klubin në pronësi të familjes Berlusconi.
Ish-mbrojtësi i Milanit dhe disa skuadrave tjera ka opsionin e vazhdimit të kontratës edhe për një vit tjetër.
Nesta 48-vjeçar së fundi ishte trajner i Regginas.
Më herët ka drejtuar edhe Frosinonen, Perugian dhe FC Miamin.