Futboll

Franca në gjysmëfinale të Ligës së Kombeve

Francë Kroaci

Franca ka kaluar në gjysmëfinale të Ligës së Kombeve. Kalimin në gjysmëfinale, francezët e arritën pasi të dielën mbrëma në “Stade de France”, eliminuan në çerekfinale Kroacinë pas ekzekutimit të penalltive, 5:4.

Për Francën peanlltitë i humbën Jules Kounde dhe Theo Hernandez. Për Kroacinë dështuan Martin Baturina, Franjo Ivanoviq dhe Josip Stanisiq.

120 minutat e ndeshjes përfunduan 2:0 në të mirë të francezëve. 2:0 kishte fituar edhe Kroacia në ndeshjen e parë. Me rezultat 2:0 kishte fituar edhe Kroacia në shtëpi.


Portugalia shënon dy gola në vazhdime, kualifikohet në gjysmëfinale

Portugalia është kualifikuar në gjysmëfinale të Ligës së Kombeve.

Pasi e humbi 1:0 ndeshjen e parë në Danimarkë, Portugalia të dielën mbrëma fitoi në shtëpi me rezultatin 5:2. Fitoren portugezët e arritën në vazhdime, gjatë të cilave i shënuan dy gola.

Fillimisht Francisco Trincao shënoi në minutën e 91-të për 4:2 e Gonçarlo Ramos realizoi për 5:2 në minutën e 115-të.

Pas 90 minutave lojë, rezultati ishte 3:2 për Portugalinë.

Joachim Anderson shënoi autogol në minutën e 38-të, ndërsa Rasmus Kristensen barazoi në 1:1 në minutën e 56-të.

Për 2:1 shënoi Cristiano Ronaldo në minutën e 72-të. Për Ronaldon ishte goli i 929-të. Christian Eriksen shënoi për 2:2 në minutën e 76-të, kurse golin për 3:2 e shënoi Trincao në minutën e 86-të.


Shkon në penallti edhe ndeshja Francë – Kroaci

Penalltitë do të vendosin edhe fituesin e ndeshjes Francë – Kroaci.

120 minutat e ndeshjes përfunduan 2:0 në të mirë të francezëve. 2:0 kishte fituar edhe Kroacia në ndeshjen e parë.


Në vazhdime edhe ndeshjet Franca – Kroacia dhe Portugalia Danimarka

Franca po udhëheq 2:0 ndaj Kroacisë pas 90 minutave lojë.

Pasi me rezultat të njëjtë Kroacia e fitoi ndeshjen e parë, do të luhen dy vazhdimet nga 15 minuta.

Në vazhdime ka shkuar edhe ndeshja mes Portugalisë dhe Danimarkës.

Portugalia po fiton 3:2, kurse Danimarka kishte fituar 1:0 në ndeshjen e parë.