Futboll

Në La Liga luhet për vendet evropiane

Real Sociedad

Shmangia e rënies nga elita dhe kualifikimi në garat e UEFA-s janë çështjet që ende nuk janë zgjidhur në La Liga. 

Në këtë vikend do të zhvillohet xhiroja e parafundit. 

Real Sociedadi në vendin e gjashtë me 57 pikë, Real Betisi në të shtatin me 56 pikë dhe Villarreali në vendin e tetë me 51 pikë, janë në garë për një vend në Ligën e Evropës dhe në Ligën e Konferencës. 

Qëndrimin në La Liga për këtë sezon e synon Mallorca që zë vendin e 17-të me 36 pikë. 

Pas Mallorcas është Cadizi me 32 pikë në vendin e 18-të. 

Deri në fund të garës kanë mbetur edhe dy xhiro për t’u luajtur. 

Mallorca të dielën nga ora 19:00 luan në shtëpi kundër Almerias, ndërsa Cadizi e pret Las Palmasin. 

Fitorja do të bënte që skuadra e Vedat Muriqit të mbetej edhe në edicionin tjetër pjesë e elitës spanjolle. 

Real Madridi kampion i edicionit aktual të dielën nga ora 19:00 luan në udhëtim te Villarreali, kurse Barcelona e pret Rayo Vallecanon, po të dielën nga i njëjti orar. 

Reali është i pari me 93 pikë, kurse Barcelona në vendin e dytë ka 79 pikë.