Ancelotti nuk është i vetmi që me triumf në “Wembley Stadium” të shtunën kundër Dortmundit në finale të Ligës së Kampionëve, do të hynte në histori.
Historinë e kërkojnë edhe dy lojtarë që ai i drejton, Luka Modriq dhe Dani Carvajal.
Dyshja mund t’i bashkohet Paco Gentos, ish-lojtarit të Real Madridit, si futbollistët e vetëm që e fitojnë Championsin gjashtë herë.
Modriq 38-vjeçar dhe Carvajal 32-vjeçar, bashkë me Karim Benzeman dhe Cristiano Ronaldon, janë lojtarët më të dekoruar në periudhën e Ligës së Kampionëve me nga pesë trofe.
Trofeun e pestë mund ta fitojë Toni Kroosi, po ashtu futbollist i Real Madridit.
Ndërkohë, Arda Guler i Realit dhe Salih Ozcan i Dortmundit, shpresojnë ta fitojnë Championsin me klubet e tyre, e të bëhen turqit e parë që e fitojnë këtë garë.