Ligue 1

Në Francë, lideri luan me vendin e fundit

PSG

Kryesuesi i elitës së futbollit francez, Paris Saint-Germaini, do të luajë në “Parkun e Princave” kundër skuadrës së vendit të fundit në tabelë, Clermontit të Elbasan Rashanit.

PSG – Clermont zhvillohet të shtunën në orën 21:00, ndërsa i takon xhiros së 28-të.

PSG-ja prin në tabelë me 62 pike, 12-të më shumë se Bresti i vendit të dytë.

Ekipi i udhëhequr nga Luis Enrique vazhdon të jetë në garë për të gjithë trofetë e edicionit aktual. PSG-ja është në finale të Kupës së Francës pas fitores në mesjavë ndaj Rennesit 1:0. Në çerekfinale të Ligës së Kampionëve javën tjetër luan në udhëtim te Barcelona. PSG-ja është afër që të triumfojë edhe në Ligue 1 të Francës. 

Clermonti aktualisht është skuadra me më së paku pikë, më së paku gola të shënuar e më së shumti të pranuar në nëntë ndeshjet e fundit.

Clermonti ka 20 pikë në vendin e fundit dhe po lufton për mbetje në elitë.

Është shtatë pikë larg zonës që siguron mbijetesën.