Futboll

Ndryshime të shumta në formacionin e Kosovës

Kosova

Foto: Driton Paçarada

Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, formacionin startues për ndeshjen ndaj Qipros, në kuadër të Ligës së Kombeve. Përkrah Vedat Muriqit në sulm do të luajnë Ermal Krasniqi dhe Milot Rashica.

Krasniqi luan në vend të Edon Zhegrovës së larguar, kurse në mesfushë nga minuta e parë do të paraqitet edhe Lindon Emërllahu.

Me Emërllahun në mesfushë do të paraqiten edhe Valon Berisha dhe Elvis Rexhbeçaj, ndërsa në mbrojtje në krahun e majtë është nga minuta e parë Donat Rrudhani, derisa në krahun e djathtë Florent Hadërgjonaj.

Hadërgjonaj luan në vend të Mërgim Vojvodës së suspenduar. Në qendër të mbrojtjes janë Amir Rrahmani dhe Fidan Aliti. Portier është Visar Bekaj. Bekaj luan në vend të Aro Muriqit të larguar.

Ndeshja Qipro – Kosovë nis në ora 18:00.