Futboll

Ndonëse me shumë mungesa, Arsenali fiton derbin me Tottenhamin

Arsenali

Ndonëse në mungesë të shtatë lojtarëve, Arsenali ia doli ta mposht Tottenhamin në derbin e së dielës. 

Arsenali e fitoi 1:0 takimin e xhiros së katërt të Premier Leagues.

Sfida u vendos në minutën e 64-t, kur Gabriel realizoi me asistim të Bukayo Sakas. Mbrojtësi i qendrës shënoi me goditje të fortë me kokë, pas rivënies nga këndi.

I grumbulluar tek Arsenali për herë të parë ishte mbrojtësi i talentuar shqiptar, Maldini Kacurri.

 Arsenali është i dytë në tabelë me 10 pikë, dy më pak se Manchester City. Tottenhami ka vetëm katër pikë në pozitën e 13-të.