Futboll

Ndeshje të vështira për skuadrat e kreut

Napoli

Në Serie A po zhvillohet garë interesante dhe e fortë për kreun e tabelës. Pas xhiros së 13-të, lider është Napoli me 29 pikë. Atalanta, Interi, Fiorentina e Lazio i kanë nga 28 pikë. Pasojnë Juventusi me 25 e më prapa ka mbetur Milani me 19 pikë. Por Milani ka një ndeshje më pak të luajtur.

Napoli të dielën nga ora 15:00 është mysafir i Torinos.

Derbi i xhiros së 14-të zhvillohet të dielën nga ora 18:00 mes Fiorentinas dhe Interit. Po të dielën, Juventusi është mysafir i Lecces, nga ora 20:45.

Xhiroja mbyllet me ndeshjen Roma – Atalanta, që zhvillohet të hënën nga ora 20:45.