Futboll

Supergolat e Declan Rice “shkatërrojnë” Real Madridin

Rice

Thibaut Courtois bëri shumë pritje vendimtare të martën mbrëma. Por portieri me përvojë i Real Madridit ishte pa gjasa pas dy goditjeve mjeshtërore të Declan Rice nga gjuajtja e lirë.

Rice shënoi dy supergola për ta udhëhequr Arsenalin drejt fitores bindëse, 3:0, ndaj Madridit. Ndeshja në “Emirates” ishte e para çerekfinale e Ligës së Kampionëve. Ndeshja e kthimit është të mërkurën në “Santiago Bernabeu”, por londinezët janë në pozitë shumë të mirë për kalim në gjysmëfinale.

Rice shënoi golin e parë në minutën e 58-të. Goditi bukur nga goditja e dënimit. Në minutën e 70-të, Arsenali fitoi tjetër gjuajtje të lirë. Sërish përgjegjësinë e mori Declan Rice. Ai gjuajti edhe më bukur, për eurogol të vërtetë dhe për rezultatin 2:0.

Kjo nuk ishte e tëra që bënë lojtarët e Arsenalit. Në minutën e 75-të, Mikel Merino konkretizoi me gol një aksion shumë të bukur të ekipit anglez.

Portieri i Real Madridit, Courtois, ka shpëtuar disa herë portën e tij. David Alaba ndali topin në vijë të portës në pjesën e dytë, ndërsa gol të sigurt shpëtoi edhe Jude Bellingham.

Kjo dëshmon për dominimin e Arsenalit, sidomos në pjesën e dytë. Por vendasit kishin më shumë nga loja edhe në pjesën e parë. Madridi rrezikoi disa herë në pjesën e parë, ndërsa lojtarët e këtij ekipi janë dukur pak në fushë në pjesën e dytë.

Gjasat janë të mëdha që Evropa të ketë kampion të ri e që Arsenali të paraqitet në gjysmëfinale të Championsit.


Arsenali po “shkatërron” Real Madridin, 3:0

Arsenali po udhëheq 3:0 ndaj Real Madridit.

Golin e tretë e shënoi Mikel Merino në minutën e 75-të. Ai konkretizoi një aksion të bukur.

VIDEO:


Riceeeeeeeeeeeee, eurogol

Declan Rice ka shënuar tjetër supergol për Arsenalin ndaj Real Madridit.

Ai shënoi sërish nga goditja e dënimit për 2:0 në minutën e 70-të.

VIDEO:


Supergol nga Rice

Declan Rice ka shënuar supergol për epërsinë 1;0 të Arsenalit ndaj Real Madridit.

Ai realizoi nga gjuajtja e lirë në minutën e 58-të.

VIDEO:


Ndeshje e fortë në “Emirates”, por pa gola

Interesante ishte pjesa e parë e ndeshjes mes Arsenalit dhe Real Madridit. Të dy skuadrat kishin raste, por pa konkretizuar.

Kylian Mbappe lëshoi rast të mirë për Madridin, në çerekfinalen e parë të Championsit. 

Ndërkohë në fund, Thibaut Courtois bëri dy pritje vendimtare në aksion të njëjtë.

Rezultati pas 45 minutave lojë është 0:0.