Udhëtimi i parë i Lionel Messit në Meksikë për një ndeshje zyrtare nuk ka përfunduar mirë.
Skuadra meksikane, Monterrey, fitoi ndaj Inter Miamit 3:1 të mërkurën pas mesnate, në ndeshjen e dytë çerekfinale të Kupës së Kampionëve për zonën “CONCACAF”.
Golat nga Brandon Vazquez, German Berterame dhe Jesus Gallardo, ishin të mjaftueshëm për eliminimin e Inter Miamit me rezultatin e përgjithshëm, 5:2.
Diego Gomez e shënoi golin e vetëm për Inter Miamin në minutën e 86-të, me asistim të Lionel Messit.
Messi ishte titullar por e pati vetëm një mundësi të mirë shënimi në pjesën e parë.
Messi në Meksikë ka luajtur vetëm dy herë, por ndeshje miqësore, në vitin 2011 dhe në vitin 2006.
Vitin e kaluar me skuadrën e ligës MLS fitoi në Kupën e Ligave, por dështoi ta fitojë trofeun e dytë qëkur u transferua tek Inter Miami.