Futboll

Ndeshja Bologna – Milan mund të luhet në shkurt

Bologna

Presidenti i Lega Serie A të Italisë, Lorenzo Casini, ka thënë se ndeshja e shtyrë ndërmjet Bolognas dhe Milanit pritet të luhet në muajin shkurt të vitit të ardhshëm. 

Ky vendim mund të zyrtarizohet shpejtë pas pjesëmarrjes së skuadrave në Ligën e Kampionëve, Kupën e Italisë dhe në Superkupën e Italisë. 

Ndeshja mes Bolognas dhe Milanit u desh të luhej të shtunën, por u shty më herët gjatë kësaj jave pasi regjioni i Emilia-Romagnas, ishte përmbytur nga të reshurat e mëdha të shiut.