Futboll

Napoli shokohet nga Empoli

Napoli - Empoli

Kampioni në fuqi i Italisë, Napoli të shtunën ka pësuar disfatë ndaj Empolit me rezultat minimal 1:0.

Ndeshja u zhvillua në stadiumin “Stadio Carlo Castellani” dhe i takoi xhiros së 33-të të Seria A.

Golin e vetëm në ndeshje e realizoi sulmuesi italian Alberto Cerri në minutën e katërt të ndeshjes.

Kapiteni i përfaqësueses së Kosovës, Amir Rrahmani mungoi në ndeshje pasi ishte i suspenduar. Ndërsa te Empoli nuk u paraqiten dy futbollistët shqiptarë, Ardian Ismajli dhe Etrit Berisha shkaku i lëndimeve.

Napoli është në vend të tetë me 49 pikë, kurse Empoli gjendet në vendin e 15-të me 31 pikë.