Futboll

Napoli mposht Torinon, del në krye dhe shkëputet nga Interi

Napoli

Scott McTominay ka shkëlqyer të dielën mbrëma duke i mundësuar Napolit që të dal në vendin e parë të tabelës në Serie A. Napoli fitoi 2:0 ndaj Torinos, në kuadër të xhiros së 34-t.

Napoli tani është lider me 74 pikë, tri më shumë se Interi që bie në vendin e dytë.

Më herët të dielën Interi pësoi nga Roma. Deri në fund të kampionatit në Itali janë edhe katër xhiro. McTominay i shënoi të dy golat e fitores së Napolit.

Skocezi fillimisht shënoi në minutën e shtatë e më pas edhe në minutën e 41-të. 28-vjeçari i ka pesë gola në tri ndeshjet e fundit.

Ka siguruar tri fitoret e fundit të Napolit që mund të jenë vendimtare në garën për titull të kampionit në Itali. Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani e kompletoi ndeshjen në qendër të mbrojtjes te Napoli.

Pati tjetër ndeshje të sigurt.