Napoli u eliminua nga Kupa e Italisë në 1/8 e finales. Të enjten pësoi humbje 3:1 nga Lazio dhe tani e ka shansin që të revanshohet menjëherë.
Në ndeshjen e xhiros së 15-të të elitës italiane, Napoli të dielën nga ora 20:45 takohet po me Lazion.
Napoli është lider me 32 pikë, ndërsa Lazio ka 28 pikë.
Lazio me fitoren 3:1 në Kupë e ndali ecurinë e dy ndeshjeve pa triumf.
Një fitore e lacialëve do të bënte që ata të hynin në garën për titull, ku janë edhe shumë skuadra tjera.
28 pikë, sa edhe Lazio, i ka Fiorentina në vendin e katërt.
Amir Rrahmani nuk luajti të enjten mbrëma ndaj Lazios, por pritet të jetë titullar të dielën.
Juventusi me shumë lëndime, do të përballet me Bolognan të shtunën.
Kjo ndeshje nis në orën 18:00.
Juventusi është i gjashti me 26 pikë, ndërsa Bologna ka pesë pikë më pak në vendin e tetë, por e ka një ndeshje më pak të luajtur.
Roma e pret Leccen nga ora 20:45 të shtunën.