Futboll

Napoli barazon, mbetet pa Evropë

Napoli - Lecce

Skuadra e Napolit të dielën ka barazuar pa gola me Leccen. Ndeshjen u zhvillua në stadiumin “Stadio Diego Armando Maradona”, dhe i takoi javës së fundit të elitës së futbollit italian.

Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani nuk është paraqitur në ndeshje për Napolin. Mesfushori Ylber Ramadani e kompletoi ndeshjen te Lecce.

Napoli e ka mbyllur këtë edicion në vendin e dhjetë me 53 pikë. Ndërsa nuk ka arritur që ta sigurojë një vend për në garat evropiane për edicionin e ardhshëm.

Lecce është tre pozita më poshtë me 38 pikë të fituara.