Myrto Uzuni ka hyrë në histori te skuadra e Granadas, që bën gara në kategorinë e dytë të futbollit spanjoll.
Granada të shtunën fitoi 3:0 në shtëpi ndaj Racing Santanderit, ndërsa dy golat e fundit i shënoi sulmuesi i Shqipërisë.
Uzuni shënoi në minutën e 52-të dhe të 76-të.
U zëvendësua një minutë pa u mbyllur ndeshja.
Uzuni është bërë golashënuesi më i mirë i huaj në historinë e klubit spanjoll me 46 gola në total.
Ai e ka kaluar në këtë statistikë Youssef El Arabin, që kishte 44 gola.
Në edicionin aktual, 29-vjeçari ka 11 gola të shënuar e një asistim.
Granada ka 29 pikë, por ka mbetur prapa në garën për inkuadrim direkt në La Liga.
Racing Santanderi prinë në tabelë me 37 pikë.