Futboll

Muslija, zëvendësues në fitoren e Freiburgut

Florent Muslija

Mesfushori i përfaqësueses së Kosovës, Florent Muslija, të dielën luajti nga minuta e 77-të në fitoren e Freiburgut.

Skuadra e Freiburgut ka realizuar fitore me rezultatin 1:0, ndaj Darmstadtit.

Ndeshja u zhvillua në stadiumin e Darmstadtit dhe i takoi xhiros së 29-të Bundësligës gjermane.

Golin e vetëm në ndeshje e shënoi japonezi Ritsu Doan në minutën e 36-të.

Te Darmstadti nga minuta e parë u paraqit mesfushori i Shqipërisë, Klaus Gjasula. Ai e kompletoi ndeshjen.

Freiburgu është në vend të tetë me 39 pikë, ndërsa Darmstadti renditet në pozitën e fundit me vetëm 14 pikë të grumbulluara.