Futboll

Musiala i gatshëm për ndeshjen ndaj Barcelonës

Jamal Musiala

Mesfushori i Bayern Muenchenit, Jamal Musiala, do të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Barcelonës. Të mërkurën nga ora 21:00, Barça dhe Bayerni takohen në kuadër të xhiros së tretë të Ligës së Kampionëve. 

Musiala i mungoi Bayernit në dy ndeshjet e fundit për shkak të një problemi muskulor. Ai të martën e kompletoi seancën stërvitore dhe është i gatshëm për ndeshje. Lajmin e ka bërë të ditur “Mundo Deportivo”. 

Musiala është shumë i rëndësishëm për skuadrën e drejtuar nga trajneri Vincent Kompany. 21-vjeçari Musiala këtë edicion në pesë ndeshje të zhvilluara në Bundesligë ka shënuar tri gola dhe ka bërë një asistim.