Futboll

Muriqi shkëlqen ndaj Realit, shënon gol dhe shpallet lojtari i ndeshjes

Vedat Muriqi

(E përditësuar në 23:32) - Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi ka shënuar një gol dhe ka bërë paraqitje të mirë në ndeshjen kundër Real Madridit në La Liga të Spanjës.

Muriqi shënoi golin e barazimit 1:1. Ai realizoi gol të bukur me kokë në minutën e 53-të, ndërsa kompletoi ndeshjen e xhiros së parë të elitës së futbollit të Spanjës.

Muriqi u shfaq i rrezikshëm për portën e ekipit madrilen edhe në disa raste. Pr ndërhyrje ndaj Muriqit, me karton të kuq u përjashtua edhe Ferland Mendy. Mendy u përjashtua në minutën e fundit të ndeshjes. Muriqi u shpall lojtar i ndeshjes kundër Realit të mbushur me plot yje. Për sulmuesin francez, Kylian Mbappe ishte debutim me fanellën e Realit në La Liga. Ai në Superkupën e Evropës kundër Atalantas ditë më parë shënoi një gol.

Muriqi i kishte shënuar gol Realit edhe më 11 shtator në “Santiago Bernabeu”.


Muriqi i shënon gol sërish Realit

Vedat Muriqi ka shënuar gol në nisje të kampionatit. 

Ai i ka shënuar sërish skuadrës së Real Madridit. 

Mallorca është duke barazuar në shtëpi me Real Madridin, 1:1. 

Muriqi realizoi me kokë në minutën e 53-të.

VIDEO:

 

 


Reali në epërsi pas pjesës së parë, Muriqi me rast të mirë

Real Madridi e ka mbyllur me epërsi minimale 1:0 pjesën e parë ndaj Mallorcas. 

Rast të mirë për gol në pjesën e parë pati edhe sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi.


Muriqi startues në ndeshjen kundër yjeve të Realit

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi do të paraqitet nga minuta e parë për Mallorcan kundër yjeve të Real Madridit, Kylian Mbappe, Vinicius, Jude Bellingham dhe të tjerët. 

Kjo ndeshje nis në orën 21:30 dhe i takon javës së parë të La Ligas spanjolle. 

Real Madridi ditë më parë fitoi Superkupën e Evropës. 

Mbappe shënoi në debutim, ndërsa pritjet janë të mëdha për paraqitje të madhe edhe kundër Mallorcas. 

Për Mbappen do të jetë paraqitja e parë me fanellën e Realit në La Liga.