Muriqi shënon pas një kohe të gjatë, Mallorca merr pikë
Vedat Muriqi ka shënuar gol pas një kohe të gjatë. Golin e fundit për Mallorcan sulmuesi i Kosovës e kishte realizuar më 11 shkurt.
Prizrenasi të dielën shënoi në barazimin 1:1 të Mallorcas me Cadizin. Ndeshja në të cilën Cadizi ishte vendas, i takoi xhiros së 33-të të La Ligas. Në minutën e 12-të, Muriqi shënoi gol të bukur me goditje me kokë.
Cadizi barazoi në minutën e 59-të.
Muriqi i ka gjashtë gola e dy asistime në 25 paraqitje këtë edicion në La Liga.
Për Mallorcan është pikë e madhe në garën për mbetje në elitën spanjolle. Aktualisht i ka 32 pikë në pozitën e 16-të. Cadizi është i 18-të me 26 pikë.
Muriqi u shpall lojtari më i mirë i ndeshjes.