Vedat Muriqi është ndëshkuar me karton të kuq në ndeshjen që Mallorca po e zhvillon ndaj Gironas.
Sulmuesi i Kosovës u ndëshkua direkt me të kuq pas një ndërhyrje të rrezikshme në minutën e 32-të.
Gjyqtari Francesco Maeso e përjashtoi Muriqin pas rishikimit të VAR-it.
VIDEO:
Vedat Muriqi red card after VAR Check!pic.twitter.com/XuDRiPYoZp
— Goals Xtra (@GoalsXtra) December 14, 2024
Muriqi u ndëshkua me të kuq edhe ndaj Las Palmasit më 23 nëntor, pasi i çoi gishtin e mesit lojtarit kundërshtar.
Mallorca po barazon 1:1 ndaj Gironas pas pjesës së parë. 30-vjeçari asistoi te goli i barazimit që e shënoi Larin.