Futboll

Muriqi me Mallorcan mposhten nga Osasuna

Vedat Muriqi

Vedat Muriqi me Mallorcan kanë pësuar disfatë nga Osasuna.

Të shtunën, Osasuna e mposhti me rezultat minimal 1:0 Mallorcan në kuadër të xhiros së dytë të La Ligas. 

Golin e fitores për Osasunan e shënoi sulmuesi Ruben Garcia në minutën e 55-të. 

Për Osasunan ishte fitorja e parë në edicionin 2024/2025 në La Liga. Ndërsa për Mallorcan ishte disfata e parë pas barazimit 1:1 ndaj Real Madridit që e pati në ndeshjen hapëse të edicionit të ri në La Liga. Osasuna ka katër pikë të fituara, ndërsa Mallorca një.