Futboll

Muriqi i lumtur me barazimin ndaj Bilbaos

Vedat Muriqi

Skuadra e Mallorcas nga minuta e 23-të ishte me një futbollist më pak në fushë në ndeshjen ndaj Athletic Bilbaos, por në fund arriti që të barazojë pa gola. Ndeshja u zhvillua të hënën dhe i takoi xhiros së 11-të të La Ligas.

Sulmuesi i Kosovës dhe Mallorcas, Vedat Muriqi, ishte i lumtur me barazimin.

“Shumë krenar për punën e të gjithëve. Kemi luajtur 70 minuta me një futbollist më pak kundër një ekipi të madh. Kemi fituar një pikë shumë të rëndësishme”, u shpreh Muriqi, shkruan të martën “Mundo Deportivo”.

Reprezentuesi i Kosovës e komentoi edhe kartonin e dytë të verdhë të Samu Costas.

“Duhet të jemi të sinqertë. Këtu në fushë nuk më dukej asgjë e dyshimtë, por më pas e pashë dhe ishte e merituar kartoni i dytë i verdhë. Të gjithë e njohim Juan Martinez Munueran. Ai është një arbitër me përvojë”, ka theksuar Muriqi.