Futboll

Muriqi ende nuk ka nisur stërvitjet me Mallorcan

Vedat Muriqi

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, ende nuk i është bashkuar në stërvitje pjesës tjetër të lojtarëve. Mallorca të hënën ka nisur punën për ndeshjen e radhës në La Liga. Të shtunën Mallorca do të përballet me Espanyolin, por sulmuesi kosovar vazhdon të rikuperohet nga lëndimi muskulor. “Duket e vështirë për të që të rikthehet këtë fundjavë siç ka raportuar trajneri para ndeshjes kundër Real Betisit”, shkruan “Mundo Deportivo” të hënën.

30-vjeçari ka shënuar një gol dhe ka asistuar një herë në gjashtë ndeshjet e edicionit aktual të kampionatit elitar të Spanjës.

Muriqi është sulmues i parë i Mallorcas, skuadër të cilës iu bashkua në vitin 2022 nga Lazio. Ai më herët karrierë ka bërë edhe në Turqi, Shqipëri dhe Kosovë. Për Kosovën në 56 ndeshje ka shënuar 28 gola.