Futboll

Muriqi e mbyll me gol sezonin në La Liga

Vedat Muriqi - Real Mallorca

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi e ka mbyllur me gol edicionin 2023/2024 në La Liga të Spanjës. Muriqi të dielën shënoi gol në fitoren e Mallorcas me rezultatin 2:1. Ndeshja ndaj Getafes ishte e fundit për këtë edicion në elitën e futbollit spanjoll. Në total Muriqi për Mallorcan ka shënuar shtatë gola dhe dy asistime.

Skuadra e Getafes kaloi e parë në epërsi në minutën e 48-të me golin e shënuar nga mbrojtësi Gaston Alvarez. Muriqi u inkuadrua në minutën e 57-të, ndërsa realizoi golin e barazimit për Mallorcan në minutën e 90-të. Tre minuta më pas mbrojtësi i krahut Pablo Maffeo shënoi për 2:1.

Mallorca edicionin e përfundoi në vendin e 14-të me 40 pikë. Getafe është dy pozita më lartë me 43 pikë.


Muriqi realizon gol për Mallorcan

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Murqi, ka shënuar gol për skuadrën e Mallorcas.

Muriqi e shënoi golin e barazimit për Mallorcan në minutën e 90-të.

Aktualisht Mallorca është duke fituar me rezultat 1:2, ndaj Getafes në ndeshjen e fundit këtë edicion të La Ligas.