Futboll

Muriqi e Mallorca mposhten nga Sevilla

Vedat Muriqi

Vedat Muriqi ka rrezikuar disa herë seriozisht portën e Sevillas. Por sulmuesi kosovar nuk realizoi dhe skuadra e tij, Mallorca, mbeti pa pikë në fund.

Sevilla, që ishte vendase, fitoi 2:1 ndaj Mallorcas, të hënën mbrëma. Ndeshja i takoi xhiros së 32-të të La Ligas.

Youssef En Nesyri realizoi golin e parë për Sevillan, në minutën e 61-të. Në minutën e 75-të ai asistoi për Isaac Romeron që shënoi për 2:0. Muriqi në minutën e 83-të la vendin në fushë për Abdon Prats. Pikërisht Prats shënoi golin e vetëm për Mallorcan në minutën e 95-të.

Sevilla është e 12-ta me 37 pikë. Mallorca renditet e 16-ta me 31 pikë dhe ende duhet të konfirmojë mbetjen në La Liga.


Muriqit i mohohet goli, 0:0 pas pjesës së parë

Sulmuesi i Mallorcas, Vedat Muriqi pati mundësi për shënim në minutën e 28-të të ndeshjes kundër Sevillas. Muriqi pranoi një top brenda zonës.

Por topi i gjuajtur nga Muriqi u bllokua nga Sergio Ramos. Ramos hoqi topin nga vija fatale. Ishte një prej mundësive që Muriqi pati gjatë pjesës së parë të ndeshjes Sevilla – Mallorca që po luhet në kuadër të javës së 32-të të La Ligas.

Pjesa e parë përfundoi pa gola.