Futboll

Mungesa të rëndësishme te Newcastle për finale të Kupës EFL

Mungesa të rëndësishme te Newcastle për finale të Kupës EFL

Newcastle është goditur me lëndimin e Lewis Hallit, që së fundmi ka pësuar lëndim në këmbë dhe nuk do të mund të luajë këtë edicion.

Ndërkohë, Anthony Gordon do të mungojë në finale të Kupës EFL ndaj Liverpoolit për shkak të suspendimit. 

Finalja e “Carabao Cup” zhvillohet më 16 mars. 

Të mërkurën në mëngjes, klubi i Premier Leagues angleze njoftoi se qendërmbrojtësi Hall, nuk do të mund të luajë në pjesën e mbetur të sezonit pasi do t’i nënshtrohet operimit. 

Ai ishte lënduar pikërisht në duelin ndaj Liverpoolit muajin e kaluar. 

Ndërkohë, për Gordonin klubi nuk ka bërë ankesë për heqjen e kartonit. 

Gordon ishte përjashtuar nga loja në duelin ndaj Brightonit në Kupën FA, pasi e kishte vendosur dorën në fytyrën e mbrojtësit Jan Paul van Hecke. 

Ai do të mungojë për tri ndeshje.